Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar lajmet se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë nga sulmet SHBA-Izrael. Duke iu përgjigjur rrjetit amerikan NBC News nëse e ka konfirmuar informacionin apo nëse beson se Ajatollah Ali Khamenei ka vdekur, Trump u shpreh se po.

“Nuk dua të komentoj për këtë, por informacioni është se ai është vrarë,” tha Trump.

Më tej presidenti amerikan deklaroi se Khamenei ka vrarë shumë njerëz dhe se ka shkatërruar shumë familje.

“Ai ka vrarë shumë njerëz, ka shkatërruar shumë familje dhe ka shkatërruar një vend”, tha Trump.


Shtuar 28.02.2026 22:29