Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se janë në dijeni të vendit ku ndodhet Udhëheqësi Suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei. Trump thotë se nuk do ta vrasin Ajatollah Ali Khamenei-n, të paktën sipas tij për momentin.
Presidenti amerikan deklaron se Khamenei është një shënjestër e lehtë. Trump deklaron se nuk duan që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë duke theksuar se durimi i tyre po shteron.
“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta vrasim!), të paktën jo për momentin. Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po shteron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, thotë Trump në rrjetin e tij social “Truth”.
Në një postim të tretë, presidenti i SHBA-së kërkon nga Irani dorëzim pa kushte.