Numri i të vdekurve nga zjarri , i cili shpërtheu në një ndërtesë të lartë banimi në Hong Kong është rritur, duke shënuar kështu 159 viktima. Një total prej 140 prej tyre janë identifikuar, 91 janë gra dhe 49 janë burra. Viktima më e re ishte vetëm një vjeç dhe më e madhja ishte 97 vjeç.
Mediat e huaja shkruajnë se ky është një numër i përkohshëm pas kontrollit të ndërtesave, por mund të rishikohet sepse oficerët gjetën mbetje të dyshimta njerëzore, që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.
Policia tha se kishte bërë gjashtë arrestime të tjera si pjesë e hetimeve për korrupsion dhe përdorimin e materialeve të pasigurta në rinovimin e kullave, dhe u zotua të vazhdojë punën e saj për të siguruar që ata që janë përgjegjës për tragjedinë të sillen para drejtësisë.
Zjarri i së mërkurës së kaluar më vdekjeprurësi në Hong Kong në dekada, shkatërroi pesë nga shtatë kullat në kompleksin e banesave ëang Fuk Court , i cili ishte në rinovim në lagjen Tai Po, në veri të Hong Kongut, duke detyruar mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
