Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në shtetin fqinj ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht.
Sipas asaj që mediat vendase bëjnë me dije mësohet se shqiptari 59-vjeçar i identifikuar si Gëzim Iljazi, banues në provincën e Rovigos, ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga 100 metra lartësi.
Në momentin kur dhe ndodhi ngjarja, 59-vjeçari po ngjiste i vetëm rrugën pranë ujëvarave të Stulles, në provincën e Bolozanos.
Sipas asaj që dëshmitarët kanë treguar për policinë italiane, mësohet se fillimisht Iljazit i ra çanta dhe më pas në përpjekje për ta kapur atë, fatkeqësisht ai u rrëzua vetë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë policia me ekipet e shpëtimit dhe helikopterë mbërritën në vendin e ngjarjes por për fat të keq nuk mundën që të bëjnë asgjë për të shpëtuar shqiptarin.