Tragjedi në Angli: Çift ndërron jetë në mësimin e parë të fluturimit me helikopter

Instruktorja e hipizmit Juszyna Czoska, 52 vjeç dhe shoferi i kamionit Wojtek Kowalkowski, 49 vjeç, nga Bloxham, Oxford, humbën jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua në një fushë në Isle of Wight të hënën në mëngjes. Çifti kishte udhëtuar në zonë në mënyrë që Kowalkowski të mund të përmbushte ëndrrën e tij për të marrë një mësim fluturimi. Helikopteri ishte ngritur vetëm 20 minuta më parë nga Aeroporti Sundown.

Vajza e Czoskës, Julia Bouzar, foli me të pak para se të hipte në helikopterin fatal. Pak kohë më vonë, policia trokiti në derën e saj për t’i thënë lajmin tragjik. Vetë Bouzar, e shkatërruar, shkroi: “Bota e mori nënën time shumë shpejt. Ajo ishte nëna më e mirë që dikush mund të kishte. Ju lutemi na ndihmoni ta kthejmë në Poloni.”

Policia e Hampshire konfirmoi se tre nga katër personat në bord kishin vdekur, ndërsa një tjetër u dërgua në spital me lëndime të rënda. Helikopteri Robinson R44 II, në pronësi të Northumbria Helicopters, kishte arritur një lartësi prej rreth 240 metrash përpara se të humbiste lartësinë dhe të rrëzohej brenda sekondave.

Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore ka nisur një hetim zyrtar për shkakun e tragjedisë.

Dëshmitarja okulare Lee Goldsmith përshkroi se e pa helikopterin duke u lekundur përpara se të zhdukej nga sytë e saj dhe të përfundonte në shkurre.


Shtuar 26.08.2025 15:38