Tragjedi/ Fundosen dy varka me emigrantë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy tragjedi të reja me emigrantë në Mesdhe, një pranë brigjeve libiane dhe tjetra pranë atyre italiane.

Sipas Mjekëve pa Kufij, të paktën 44 persona që udhëtonin drejt Evropës, kanë humbur jetën në dy incidente të ndryshme me varka.

Anijet humanitare gjetën në det të hapur disa të mbijetuar, të cilit ishin kapur pas varkës së përmbysur dhe kishin 3 ditë në det që qëndronin pa ujë të pijshëm dhe ushqime.


Shtuar 6.09.2024 09:18