Donald Trump ka lënë të kuptohet se mund të shtyjë sërish afatin për ndalimin e TikTok nëse aplikacioni nuk shitet deri më 19 qershor. Madje, ai ka thënë se ka një “pikë të dobët” për TikTok, pasi sipas tij, platforma e ndihmoi të fitonte vota në zgjedhjet e vitit 2024.
“Do të mbrohet. Do të mbrohet fuqishëm,” deklaroi ai.
Kujtojmë që në 2024, ish-presidenti Biden firmosi një ligj që i jep kompanisë mëmë të TikTok, ByteDance, afat deri më 19 janar 2025 për ta shitur aplikacionin, përndryshe, ai do të ndalohet në SHBA.
Disa ligjvënës amerikanë e konsiderojnë TikTok një kërcënim për sigurinë kombëtare, nga frika se të dhënat e përdoruesve mund të bien në duart e qeverisë kineze. ByteDance i ka mohuar këto akuza.