Mediat britanike i kanë kushtuar sërish artikuj kontrabandistëve shqiptarë, dhe mënyrës se si ata i sjellin emigrantët e paligjshëm në ishull.
“The Telegraph”, ka bërë një tjetër investigim, ku tregon se si kontrabandistët shqiptarë po shesin pasaporta me vlerë deri në 12 mijë paund për emigrantin e paligjshëm ose kriminelin që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht.
Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë .
“Bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me etiketën “Passage to the UK” që ka 1600 ndjekës”, shkruan media britanike.
“12,500 paund për të hyrë në MB! Kjo reklamohet përmes story në Instagram, të cilat fshihen pas 24 orësh, në vend të një faqeje publike për të shmangur zbulimin dhe platformën që vepron për të mbyllur llogarinë. Instagram tha se kishte hequr llogarinë pasi u kontaktua nga The Telegraph.
Një gazetare e fshehtë që dërgoi një mesazh direkt tek operatorët e llogarisë iu tha se do të kushtonte 12,500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të shkonin në MB.
“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, ishte përgjigja e tyre.
Komunikimet nëpërmjet Instagram
“Italia në Londër me avionë. Udhëtimi i sigurt 100 për qind me njerëzit tanë në aeroporte. Pagesa vetëm kur të mbërrini në Londër. Kontaktoni. Vetëm njerëz seriozë.”
“Shërbimet për njerëzit që kanë probleme në Mbretërinë e Bashkuar (kërkohen nga policia). Nga Italia në Irlandë. Nga Irlanda në Londër.”
“Arritja në MB 100 për qind e sigurt në avion dhe për ata që janë dëbuar nga vendet e BE-së”. Një tjetër ofronte ID dhe patentë, si dhe pasaporta.