Nga “The Economist”
Përktheu: AlbEu.com
Një arsye është se disa liderë, me sa duket mes tyre Biden, kanë frikë se pajisja e Ukrainës me F-16 do t’i mundësonte asaj të godiste objektiva thellë në territorin rus dhe kështu do të shihej nga Kremlini si veprim ekstrem dhe do të çonte në një kundërpërgjigje bërthamore.
Një arsye tjetër e përmendur shpesh është se F-16 është një sistem kompleks. Pilotët kanë nevojë për të paktën tre muaj trajnim, kurse mekanikët edhe më shumë.
Kërkon gjithashtu mbështetje të konsiderueshme logjistike dhe pista të gjata e të lëmuara për t’u ngritur apo ulur; Ukraina nuk ka mjaftueshëm, megjithëse forcat e saj ajrore thonë se po përmirësojnë bazat ajrore në të gjithë vendin në pritje të marrjes së avionëve perëndimorë. Por këto baza do të bëhen menjëherë objektiva për rusët.
Lexu KETU gjithçka nga lufta në Ukrainë
Arsyetimi i mësipërm është dhënë përhere kur ukrainasit kanë kërkuar armatime të avancuara perëndimore. E vërteta është se F-16, si tanket, mund të jenë të dyja mbrojtës ose sulmues në varësi të mënyrës se si përdoret. Gjithashtu, siç sugjeron Justin Bronk, një ekspert i luftës ajrore, duke përdorur F-16 për avancim në thellësi të Rusisë, do ta vinte atë në mëshirën e raketave tokë-ajër, duke përfshirë edhe sistemet S-400.
Ndoshta ka mënyra më të mira për të goditur objektivat e largëta në Rusi.
Arsyeja e dytë për mosfurnizimin e avionëve është më serioze, por jo e pakapërcyeshme.
Trajnimi për pilotët dhe ekuipazhet tokësore mund të fillojë menjëherë, përpara se avionët të dërgohen. Douglas Barrie, i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike, një tjetër think-tank, thotë se pistat janë një problem, por pilotët mund të përdorin pista ajrore të shpërndara gjerëzisht nëpër vend.
Këto mund të ishin të shumta dhe do të ishte më e vështirë për rusët t’i gjenin – por pistat e uljes do të ishin më të shkurtra dhe më të ashpra, dhe kështu do të viheshin në rrezik më të madh avioni dhe piloti.
Megjithatë, nëse ukrainasit thonë se duan F-16, forma e fundit sugjeron se ata kanë një ide mjaft të mirë se si do t’i përdorin ato.
Shumë nga mbështetësit e Ukrainës në Perëndim janë bindur se nuk mjafton që Ukraina të shmangë humbjen, por se Rusia duhet të humbasë.
Holanda ka treguar tashmë një gatishmëri për të dërguar F-16 e saj. Ukraina thotë se Polonia po shqyrton të njëjtën gjë.
Pentagoni thuhet se po përgatitet të japë miratimin e tij për eksportin e këtyre avionëve. Si zakonisht, Olaf Scholz i Gjermanisë, është lideri i të vonuarve. Nëse Perëndimi beson se pa avionë luftarakë më të mirë, Rusia përfundimisht do të vendosë dominimin mbi hapësirën ajrore ukrainase, duhet t’i sigurojë ato: këtë herë më shpejt se sa vonë. /albeu.com