Tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 43 mijë të vdekur dhe 600 mijë shtëpi të dëmtuara

Numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit në Turqi ka arritur në 43,556 , njoftoi mbrëmjen e djeshme Ministri i Brendshëm i vendit, Suleyman Soylu.

Në një inetrsistë për rrjetin televiziv shtetëror TRT Haber, Soylou tha se pas tërmetit të parë të fuqishëm prej 7.8 Rihter , janë regjistruar 7930 pasgoditje.

Përveç kësaj, më shumë se 600,000 shtëpi dhe apartamente dhe 150,000 dyqane dhe vende pune kanë pësuar dëme nga mesatare deri të rënda.

Numri zyrtar i viktimave nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore ka shkuar mbi 50,000, 17 ditë pas tërmetit me magnitudë 7.8 Rihter.

Bazuar në të dhënat e fundit nga të dy vendet, numri i përgjithshëm i viktimave është 50,303.

/albeu.com/