Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë ditën e sotme, njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Epiqendra e tërmetit ishte në perëndim të Turqisë, rreth tre kilometra nga Sindirgi, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë të publikuara në faqen e internetit të EMSC, dridhja zgjati për një kohë të gjatë dhe u ndje fuqishëm.
Një tërmet i fortë ndodhi në atë zonë në fund të tetorit, kur një ndërtesë, e dëmtuar nga tërmeti i gushtit, u shemb.
