Tërmet në Turqi, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka qenë në rajonin e Turqisë Qendrore në zonën e Malateas.

Tërmeti i cili u ndje në Doganşehir si dhe në zonat përreth, shkaktoi panik te qytetarët, shkruan Hurryet.

Sipas të dhënave fillestare, nuk ka raportime për dëme materiale, apo pasoja në njerëz.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 8 kilometra.


Shtuar 15.11.2024 09:45