Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, Kina: Të zgjidhen mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe negociatave

Në një telefonatë me sekretarin e shtetit të SHBA-së Antony Blinken, ministri i jashtëm kinez shprehu “shqetësimin” për situatën në Ukrainë, shkruan CNN

“Kina është e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë” dhe  qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së duhet të respektohen,” tha Wang, duke shtuar se situata në Ukrainë “është e lidhur ngushtë moszbatimin e marrëveshjes së Minskut  duke iu referuar një sërë protokollesh të vitit 2015 për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës, por që kurrë nuk janë zbatuar plotësisht.

Kina u bëri thirrje të gjitha palëve të “tregohen të vetëpërmbajtura dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut dhe negociatave”, tha Wang, sipas deklaratës.

Pekini ndodhet në një situatë komplekse ndërsa përpiqet të balancojë lidhjet me Moskën. Megjithëse jo aleatë ushtarakë, Kina dhe Rusia  kanë qënë gjithnjë e më  të bashkuara përballë asaj që ata e shohin si ndërhyrje të Perëndimit në punët dhe rajonet e tyre përkatëse.

 


Shtuar 22.02.2022 09:44