Pesë persona u vranë dhe një tjetër u plagos, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një pallat në Toronto, Kanadanë lindore.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, 18 dhjetor.
Siç raportojnë mediet e huaja, mes viktimave bën pjesë edhe autori, i cili u vra pas një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë, teksa po përpiqej të arratisej për ti shpëtuar prangave.
Sakaq nuk dihet ende motivi i vrasjes.
Policia po punon për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.
Banorët e pallatit janë shprehur të shqetësuar nga breshëria e të shtënave, ndërsa pohojnë se nuk ndihen të sigurt për jetën e tyre.
Pas ngjarjes banorët e pallatit u evakuuan nga ndërtesa dhe dhjetëra ambulanca dhe automjete policie nxituan në zonë, raportuan mediat kanadeze./albeu.com.