Një histori e pazakontë dashurie ka lindur pas një letre edhe më të pazakontë të dërguar në qelinë e një burgu në SHBA “Të kam falur…”.
Këto ishin fjalët që i drejtoi Crystal Strauss një grua nga Ohio, personit që u dënua me 32 vite me burg për vrasjen e vëllait të saj.
John Tiedjen, burri i cili vuajti dënimin për vrasjen e vëllait të saj në vitet 80’, dhe po qëndron në arrest shtëpie në pritje të rigjykimit të çështjes, i ktheu letrën duke i thënë “Nuk e kam vrarë unë”, e më pas lindi dashuria që edhe u kurorëzua.
Tiedjen është liruar nga burgu më 22 korrik, pasi u vendosë se çështja do të rigjykohej në mungesë të disa të dhënave nga policia.
Gruaja u shpreh për mediat lokale, se dashuria e tyre do të jetë një sfidë të cilën do të kalojnë së bashku, derisa i dashuri i saj të shpallet i pafajshëm.
“Kjo nuk është një përrallë, por një histori e vërtet dashurie”, tha ajo.