Tanku rus T-90 shkatërrohet nga forcat ukrainase (VIDEO)

Një video 17-sekondëshe e filmuar nga ajri me dron shfaq momentin kur forcat ukrainase arrijnë të shkatërrojnë tankun e avancuar rus T-90 gjatë një sulmi me dron.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, është filmuar nga Brigada e 92 e ushtrisë ukrainase.

Në të shfaqet shënjestrimi i tankut rus nga forcat e Kievit në një lokacion të panjohur, si dhe shfaqen pamjet nga një kënd tjetër, ku shihet makineria ruse duke u hedhur në erë.

T-90 konsiderohet nga rusët si një tank i avancuar që po përdoret në luftën në Ukrainë.

Sipas ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, ky tank kushton 4.5 milionë dollarë.

https://x.com/DefenceU/status/1765009116106314021?s=20


Shtuar 5.03.2024 22:28