Presidenti Donald Trump ka deklarua në takimin me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se Putin dëshiron që lufta të përfundojë, por ndoshta po kërkon të fitojë pak kohë. Trump gjithashtu përjashtoi mundësinë e një takimi trepalësh me Volodymyr Zelenskun dhe Vladimir Putinin.
Ai komentoi edhe mundësinë e dhënies së raketave Tomahaëk, që sipas tij, do të përbënin një përshkallëzim. Megjithatë, presidenti i SHBA u shpreh optimist teksa tha se ka shumë mundësi që lufta në Ukrainë të ndalet së shpejti.
“Putin dëshiron që lufta të përfundojë, ndoshta po përpiqet të fitojë kohë. India nuk do të blejë më naftë ruse. Takime të ndara, jo takime trepalëshe, me Putinin dhe Zelenskyn. Ka një marrëdhënie të keqe midis të dyve.
Dhënia e Tomahawk-ëve Kievit do të ishte një përshkallëzim, por do të flasim për këtë. Shpresojmë që ato nuk do të nevojiten deri në fund të luftës. Do të diskutojmë mundësinë e sulmeve në tokën ruse. Mendoj se kemi një shans shumë të mirë për ta përfunduar luftën në Ukrainë shpejt, përpara se të takohem me Xi pas dy javësh”, tha Trump.