Zyrtarë të lartë nga Izraeli dhe Siria pritet të takohen ditën e hënë dhe të martën, pas ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara.
Takimin e organizoi Tom Barak, i cili do të marrë pjesë personalisht për të garantuar që bisedimet të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe për të hedhur hapat e parë drejt një mundësie normalizimi të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Në nivel diplomatik, takimi konsiderohet një sukses i madh, pasi do të jetë i pari që zhvillohet pas marrjes së pushtetit në Siri nga Al-Saraa.
Delegacioni izraelit përbëhet nga ambasadori në SHBA, Yechiel Leiter, këshilltari ushtarak i kryeministrit Benjamin Netanyahu, drejtori i emëruar i Mossad, Roman Gofman, si dhe një zyrtar i lartë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Nga ana siriane, do të marrë pjesë ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme, Asaad al-Shaibani.
Sipas burimeve, Tom Barak ka pasur bashkëpunime të gjata me kryeministrin Netanyahu gjatë dhjetorit, me qëllim gjetjen e një formule për normalizimin e situatës në rajon dhe për operacionet e Izraelit brenda territorit sirian.
