Surprizë për rezultatet paraprake të raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative në Francë. Fronti i Ri Popullor është i pari, duke fituar midis 180 dhe 215 vende, sipas institutit të sondazheve Ifop. Kampi i presidentit makron pason me 150-180 vende.
Së fundi, në vendin e tretë, Rassemblement National dhe aleatët e saj do të kishin midis 120 dhe 150 vende. Republikanët dhe të djathtët e tjerë do të merrnin nga 60 deri në 65 vende. Asnjë nga tre blloqet kryesore nuk merr shumicën absolute.
Raundin e parë e fitoi Le Pen
Tubimi Kombëtar (RN) i ekstremit të djathtë të drejtuar nga Marine Le Pen ka arritur të fitojë kundër kundërshtarit të saj Macron, në raundin e parë të zgjedhjeve në Francë që u mbajt të dielën e 30 qershorit. Ky raund i solli rezultatin më të mirë ndonjëherë Bashkimit Kombëtar të zonjës Marine Le Pen.
Nëse Bashkimi Kombëtar fiton një shumicë absolute, udhëheqësi i saj 28 vjeçar Jordan Bardella, do të marr postin e kryeministrit.
Zgjedhjet përfundojnë në orën 20:00 sipas kohës lokale në Francën kontinentale dhe në ishullin e Korsikës.
Menjëherë pas votimit, Ministria e Brendshme franceze i frikësohet konflikteve dhe tensionev veçanërisht në Paris dhe rrethinat e tij. Dhe kjo është arsyeja pse për raundin e dytë të zgjedhjeve u vendosën 30 mijë policë dhe xhandarë, nga të cilët pesë mijë në kryeqytet, nga frika e përplasjeve në rrugë veçanërisht kundër ngritjes së ekstremit të djathtë.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin konfirmoi 51 sulme fizike ose verbale kundër kandidatëve, ekipeve ose mbështetësve në një fushatë zgjedhore veçanërisht të tensionuar.
‘Fronti i Ri Poullor është gati të qeverisë’. Ne kemi arritur një rezultat që na thanë se ishte i pamundur.’
Kreu i LFI-së Jean Luc Melenchon e tha këtë menjëherë pas vlerësimeve të para të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative, të cilat e panë të majtën me një avantazh të qartë.
‘Është një lehtësim i madh për një pjesë të madhe të vendit’, vijoi ai. ‘duhet respektuar rreptësisht vullneti i popullit. Asnjë marrëveshje nuk do të ishte e pranueshme. Humbja e presidentit të Republikës është konfirmuar qartë. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë humbjen e tij.’
Çfarë roli luan Asambleja Kombëtare?
Asambleja Kombëtare është shtylla qendrore e parlamentit francez. 577 deputetët zgjidhen drejtpërdrejt për pesë vjet dhe votojnë për ligjet. Ekziston edhe një dhomë e dytë e parlamentit, Senati, i cili luan një rol dytësor dhe zgjidhet në një moment tjetër.
Nëse dhomat nuk mund të bien dakord, qeveria mund t’i japë Asamblesë Kombëtare fjalën e fundit për legjislacionin. Aleanca centriste e Macron mbante shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare përpara se të shpërbëhej, por jo një shumicë absolute.
Sa e rëndësishme është shumica absolute për Macron?
Dy vitet e fundit janë përfshirë nga mosmarrëveshjet e brendshme, duke treguar se qeverisja pa një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare është e vështirë.
Nëse një kamp tjetër përveç atij të Macron do të merrte një shumicë absolute, presidenti do të detyrohej efektivisht të emëronte një kryetar qeverie nga radhët e tyre.
Nacionalistët e ekstremit të djathtë kanë shpresa për të ardhur në qeveri. Edhe nëse puna e vetë Macron nuk është në rrezik, pozicioni i tij do të dobësohej ndjeshëm në një skenar të tillë.
Si funksionojnë zgjedhjet?
Ligjvënësit zgjidhen drejtpërdrejt nga njerëzit në qarkun e tyre.
Kushdo që merr më shumë se gjysmën e votave të hedhura në zonën e tyre zgjedhore, fiton një vend në parlament – me kusht që kjo të korrespondojë me të paktën një të katërtën e votuesve të regjistruar atje.
Por shumë pak e arrijnë ndonjëherë këtë sukses në raundin e parë.
Shumica e vendeve ndahen në balotazhin e zgjedhjeve një javë më vonë. Pikërisht atëherë do të përballen dy votuesit kryesorë, së bashku me çdo kandidat tjetër që ka marrë mbështetjen e të paktën 12,5% të të gjithë votuesve të regjistruar në qark.
Nëse disa kandidatë kalojnë në balotazh, është e zakonshme që pretendentët të largohen nga gara. Kjo taktikë është përdorur për të konsoliduar votuesit dhe për të bllokuar fitoret e kandidatëve të ekstremit të djathtë.