Sulmi i SHBA e Izraelit ndaj Iranit, mediat izraelite: Lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë

Mediat izraelite raportojnë se lideri suprem Khamenei mund të jetë vrarë, pasi janë humbur të gjitha kontaktet me të. The Times of Israel thotë se informacionin e ka dhënë televizioni Channel 12, duke cituar burime të paidentifikuara izraelite, megjithatë nuk ka konfirmim zyrtar.

Ndër objektivat e goditura të shtunën në mëngjes ishte pallati i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, i cili u shkatërrua plotësisht, si dhe dhjetëra objektiva të tjera ushtarake dhe të regjimit në të gjithë vendin.

Khamenei, Presidenti Masoud Pezeshkian dhe komandantët e lartë të regjimit dhe ushtrisë u vunë në shënjestër, sipas një zyrtari izraelit, megjithëse rezultatet e sulmeve ishin të paqarta.


Shtuar 28.02.2026 16:06