Sulmet izrealite godasin një shkollë strehimore në Gaza, 46 persona humbën jetën

Të paktën 45 persona humbën jetën nga sulmet ajrore izraelite këtë të hënë në Rripin e Gazës, përfshirë 33 civilë që ndodheshin në një shkollë të shndërruar në strehë, e cila u godit teksa njerëzit flinin. Sulmi shkaktoi zjarr që përfshiu ndërtesën dhe dogji sendet personale të banorëve.

Ushtria izraelite deklaroi se godina strehonte “terroristë kryesorë” dhe shërbente si qendër komanduese për Hamasin.

Kreu i shërbimit të emergjencës së Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza njoftoi se godina u godit tri herë dhe u përfshi nga flakët ndërsa njerëzit ishin ende në gjumë.

Ky sulm ndodhi në kuadër të ofensivës së ripërtërirë izraelite në Rripin e Gazës, me synimin për të “shkatërruar plotësisht Hamasin”, ndërkohë që përpjekjet për arritjen e një armëpushimi kanë dështuar.


Shtuar 26.05.2025 12:20

Tags: ,