Sulm me armë në furgonin që transportonte të burgosur, vriten dy policë në Francë

Dy oficerë burgu francez janë vrarë në një pritë në një furgon burgu pranë Rouen në Normandi.

Sipas asaj që shkruan BBC, dyshohet se një i burgosur që po transportohej në furgon është arratisur.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri i Drejtësisë i Francës, Eric Dupond-Moretti, tha se tre oficerë të tjerë u plagosën rëndë. Ai tha gjithashtu se po mblidhte njësinë e krizës në Ministrinë e Drejtësisë.


Shtuar 14.05.2024 14:28