Stuhia meteorike po i drejtohet Tokës, ku do të jetë i dukshëm fenomeni (VIDEO)

Shkencëtarët po flasin për një fenomen të jashtëzakonshëm, në lidhje me të ashtuquajturin “bisht” të kometës 73P / Schwassmann-Wachmann 3, e cila pritet të “bie” në Tokë dhe mijëra meteorë të ngrirë do të shkërmoqen në atmosferën e planetit tonë.

Fenomeni pritet të bëhet i dukshëm në veri të Shteteve të Bashkuara dhe disa pjesë të Kanadasë të martën, më 31 maj 2022.

Ndërsa bishti i kometës pritet të kalojë të martën, vetë kometa llogaritet të kalojë në zonën e planetit tonë disa muaj më vonë.

Kometa SW3 u identifikua për herë të parë në vitin 1930 nga vëzhguesit gjermanë Arnold Schwassmann dhe Arno Arthur Wachmann.

Me kalimin e kohës, kjo kometë po zbehej gjithnjë e më shumë, por në vitin 1995 papritur u bë gati 400 herë më e ndritshme dhe ishte e dukshme edhe me sy të lirë.

Kjo ndodhi për shkak se bërthama e ngrirë e kometës ishte ndarë në katërsh duke lëshuar sasi të mëdha gazi dhe copëzash.

Sidoqoftë, deri në vitin 2006, kometa e shkatërruar u nda në 68 pjesë dhe ndoshta është copëtuar edhe më shumë që atëherë. Kometa nuk paraqet rrezik për Tokën.


Shtuar 29.05.2022 21:49