VIDEO/ Stuhia ‘bën namin’ në këtë vend, rrufeja vret dy të rinj

Dy të rinj në Turqi janë goditur nga një rrufe, ku si pasojë kanë humbur jetën.

Një video e rëndë është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shfaqen Ozge Jeren Deniz 23 vjeç dhe Inads Oktemay 44 vjeç, të cilët u goditën nga rrufeja në Izmirin pak ditë më parë, pas një stuhie të fortë që kishte përfshirë vendin.

23-vjeçari shihet duke u përplasur mbi një pemë ndërsa përpiqej të kalonte rrugën dhe bie i vdekur.

Menjëherë më pas, Inands ka tentuar të ndihmojë 23-vjeçarin, por edhe ai ka humbur jetën tragjikisht.


Shtuar 15.07.2024 17:33