“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të dyfishta” dhe të vendosë sanksione ndaj Izraelit për “krimet e tij”.

Al-Thani i bëri këto deklarata një ditë para fillimit të një samiti në kryeqytetin e Katarit të udhëheqësve arabë dhe myslimanë, i cili synon të dënojë sulmet izraelite kundër figurave të Hamasit javën e kaluar në Doha.

Çfarë thuhet në draft-njoftimin?

Një draft i komunikatës përfundimtare të samitit, të cilën udhëheqësit do ta shqyrtojnë, dënon sulmin izraelit si një përshkallëzim destabilizues dhe thekson se vendet janë kundër planeve të Izraelit “për të imponuar një realitet të ri në rajon”.

Drafti, i parë nuk përmend asnjë masë ekonomike ose diplomatike kundër Izraelit, por deklarata përfundimtare mund të ndryshojë përpara takimit të udhëheqësve nesër.


Shtuar 14.09.2025 23:16