Spektakli në Spanjë kthehet në tragjedi, 57-vjeçari humb jetën pasi u godit nga demi në rrugët e qytetit

Një 57-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në qytetin Ubrique, në provincën Kadiz të Spanjës, pasi u sulmua nga një dem gjatë festivalit tradicional “Toro del Gayumbo”. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, kur dy demë u lanë të lirë në rrugët e qytetit si pjesë e spektaklit festiv.

Sipas raportimeve, viktima u përpoq të shpëtonte duke u ngjitur mbi një gardh metalik, por rrëshqiti dhe ra përtokë, ku më pas u godit me brirë nga demi me emrin Mosquetero. Burri pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë gjatë transportit drejt qendrës shëndetësore, sipas burimeve të Daily Mail.

Një ditë zie në qytetin Ubrique

Autoritetet lokale shpallën ditë zie në nderim të viktimës, duke njoftuar anulimin e shfaqjes së fishekzjarreve që ishte planifikuar për në mbrëmje dhe uljen në gjysmështizë të flamujve në të gjitha ndërtesat publike.

“Unë u dënova vetëm se denoncova krimin”, Salianji për vrasjen në Shkodër: Krimineli me 1.3 kg drogë, antiplumb e maska silikoni bëri vetëm 1 vit burg
“Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe solidaritetin me familjen, miqtë dhe të afërmit e të ndjerit”, deklaruan zyrtarët vendorë. “I kërkojmë qytetarëve qetësi, mirëkuptim dhe respekt për situatën. Ubrique gjithmonë ka treguar unitet në momente të vështira, dhe tani është koha të dëshmojmë sërish këtë shpirt.”

Reagime kundër ngjarjeve të tilla

Ngjarja ka shkaktuar debat në Spanjë, veçanërisht mbi vazhdimësinë e festivaleve me demë. Një banore e qytetit, Isabel Carrasco Romero, deklaroi se kjo tragjedi mund të ishte shmangur:

“Ky vdekje mund të ishte evituar nëse bashkia nuk do të promovonte aktivitete të tilla prapambetura në emër të traditës. Nuk është pjesë e historisë sonë që të lirohen demë në rrugë të pjerrëta, kur shumica e qytetarëve duan të mbrojnë jetën e njerëzve dhe të kafshëve. Por politikanët tanë e lejojnë, vetëm për disa vota më shumë.”


Shtuar 8.09.2025 19:40