Mijëra pasagjerë panë udhëtimet e tyre të anuloheshin ose të vonoheshin ndjeshëm nga nata e së dielës deri në mëngjesin e së hënës, për shkak të vjedhjes së kabllove në katër pika të ndryshme në linjën hekurudhore që lidh Madridin me Seviljen .
Ndërprerja shkaktoi kaos, veçanërisht për ata që ktheheshin në Andaluzi pas festimeve tre-ditore të Ditës së Nënës në Spanjë .
Ministri i Transportit Oscar Puente tha të hënën në mëngjes në radion Cadena Ser se përfitimi ekonomik i një veprimi të tillë është i papërfillshëm në krahasim me dëmin që shkakton.
“Nuk do ta quaja thjesht vjedhje është sabotim “, shtoi ai, duke vënë në dukje se veprimi ishte i koordinuar dhe i kryer në një zonë pa kamera sigurie.
Përveç vjedhjes së kabllove, sipas një deklarate nga kreu i kompanisë shtetërore hekurudhore Renfe, pati edhe një problem mekanik në një tren tjetër, i cili shkaktoi dëmtime në linjën e energjisë.
Kompania u bëri thirrje pasagjerëve që shkojnë në Toledo dhe zona të Andaluzisë të mos udhëtojnë për në stacionin Atocha të Madridit para orës 8 të mëngjesit.
Renfe njoftoi se rrugët e prekura do të fillojnë të rivendosen gradualisht nga ora 9:30 e mëngjesit, më shumë se 15 orë pas ndërprerjes së plotë të trafikut.
Sipas kompanisë, rreth 30 trena me një total prej 10,700 pasagjerësh mbetën të bllokuar midis stacioneve, ndërsa mijëra të tjerë u përballën me anulime ose vonesa të gjata.