Spanja i kërkon BE të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez u kërkoi anëtarëve të Bashkimit Evropian që të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin për veprimet e tij në Gaza dhe Liban.

Spanja dhe Irlanda kanë qenë në bisedime me vendet e tjera të BE-së prej muajsh mbi rishikimin e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.
Një hap i tillë vjen pasi ministri i Jashtëm irlandez Micheal Martin akuzoi Izraelin se po përpiqet të ndalojë botën që të shohë se çfarë po bëjnë trupat e tij në Liban dhe Gaza.


Shtuar 14.10.2024 13:32

Tags: , ,