Sot ishte njoftuar si dita e sulmit, a do ta pushtojë Rusia-Ukrainën?

BBC

Të paktën 130,000 trupa ruse janë pozicionuar brenda kufijve të Ukrainës, ndërsa Rusia kërkon garanci sigurie nga Perëndimi. Ndërsa SHBA-ja nga ana tjetër  thotë se Rusia mund të nisë një sulm në Ukrainë nga momenti në moment. Por Moska ka mohuar  vazhdimisht se nuk ka plane të tilla, duke tërhequr disa forca ushtarakë.

Ajo që ndodh më pas mund të rrezikojë të gjithë strukturën e sigurisë së Europës.

Sa e rrezikuar është Ukraina?

Rusia e ka thënë vazhdimisht se nuk ka plan të sulmojë Ukrainën, por rreziku mbetet i  madh pasi në vitin 2014 Rusia pushtoi Ukrainën. Më shumë se 100,000 trupa ruse janë dislokuar pranë kufijve të Ukrainës dhe rreth 30,000 të tjerë po kryejnë stërvitje në Bjellorusi, afër kufirit të saj prej 1,084 km me Ukrainën. Presidenti Joe Biden thotë se në total janë 150,000 trupa.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se do të dërgojë disa nga njësitë e saj përsëri në baza pasi të kenë përfunduar stërvitjet luftarake, por stërvitjet e mëdha do të vazhdojnë,

Stërvitjet në Bjellorusi pritet të përfundojnë më 20 shkurt.

Shumë qeveri perëndimore u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Ukraina për shkak të kërcënimit dhe oficeri më i lartë ushtarak i Presidentit Biden, Gjenerali Mark Milley, ka nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën kostoja njerëzorë do të ishte shumë e lartë.

Presidenti i Ukrainës i ka bërë thirrje Perëndimit që të mos përhapë “panik”. Franca beson se qëllimi kryesor i Putinit është të arrijë një marrëveshje më të mirë sigurie dhe kancelari gjerman vizitoi dje Moskën për të diskutuar me Putin rreth situatës në Ukrainë, raporton abcnews.al

Pozicionimi i trupave rusë

Putin këmbëngul se Rusia nuk dëshiron luftë dhe është e gatshme të negociojë por ai ka kërcënuar se do të marrë masa nëse Perëndimi vazhdon me qasjen e tij agresive.

Pse Rusia po kërcënon Ukrainën?

Kërkesa kryesore e Rusisë është që Perëndimi të garantojë që Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n. Ukraina ndan kufij si me BE-në ashtu edhe me Rusinë, por si një ish-republikë sovjetike ajo ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë dhe rusishtja flitet gjerësisht atje.

Kur ukrainasit rrëzuan presidentin e tyre pro-rus në fillim të vitit 2014, Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti separatistët që pushtuan disa zona të Ukrainës lindore. Rebelët kanë luftuar me ushtrinë ukrainase që atëherë në një konflikt që ka shkaktuar më shumë se 14 mijë viktima.

Çfarë kërkon Rusia nga NATO?

“Për ne është absolutisht e rëndësishme të sigurojmë që Ukraina të mos bëhet kurrë anëtare e NATO-s”, tha zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov.

Presidenti Putin shpjegoi se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, aleanca mund të përpiqet të rimarrë Krimenë. Moska akuzon vendet e NATO-s se po furnziojnë e Ukrainën me armë dhe SHBA-në për nxitjen e tensioneve për të frenuar zhvillimin e Rusisë.

Në realitet, Rusia dëshiron që NATO të kthehet në kufijtë e saj të para vitit 1997 . Nuk kërkon më zgjerim drejt lindjes dhe përfundimin e aktivitetit ushtarak të NATO-s në Europën Lindore. Kjo do të thotë që njësitë luftarake të tërhiqen nga Polonia dhe republikat baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, dhe të mos vendosen më raketa në vende të tilla si Polonia dhe Rumania.

Në sytë e Presidentit Putin, Perëndimi premtoi në vitin 1990 se NATO do të zgjerohej “asnjë centimetër në lindje”, por gjithsesi e bëri këtë. Megjithatë, kjo ishte përpara rënies së Bashkimit Sovjetik, kështu që premtimi i bërë presidentit të atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev i referohej vetëm Gjermanisë Lindore në kontekstin e një Gjermanie të ribashkuar.

Gorbachev tha më vonë “tema e zgjerimit të NATO-s nuk u diskutua kurrë”, raporton abcnews.al

Çfarë kërkon Rusia nga Ukraina?

Rusia pushtoi Krimenë duke argumentuar se ishte pjesë e historisë së saj. Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, i cili u shemb në dhjetor 1991 dhe Putin tha se ishte “shpërbërja e Rusisë historike”.

Putin madje i ka cilësuar rusët dhe ukrainasit “një komb” . Ai i etiketoi udhëheqësit aktualë të Ukrainës si drejtues të një “projekti anti-rus”.

Rusia është gjithashtu e frustruar që marrëveshja e paqes e Minskut e vitit 2015 për Ukrainën lindore nuk është realizuar.

A mund të ndalet sulmi rus?

Shtëpia e Bardhë ka theksuar se çdo lëvizje përtej kufirit përbën një mundësi për pushtim– por Rusia ka armë të tjera, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe taktika paraushtarake. Kur 70 faqe të qeverisë ukrainase u hakëruan në janar, Ukraina akuzoi Rusinë.

Gjithashtu dynga bankat më të mëdha të Ukrainës u goditën nga një sulm kibernetik në mes të shkurtit. Rusia gjithashtu ka shpërndarë rreth 700,000 pasaporta në zonat e drejtuara nga rebelët, kështu që nëse nuk merr atë që dëshiron, atëherë mund të justifikojë çdo veprim si mbrojtjen e qytetarëve të saj, raporton abcnews.al

30 anëtarët e NATO-s kanë hedhur poshtë çdo përpjekje për të ndalur politikën e tyre të dyerve të hapura. Megjithëse Ukraina po kërkon një afat kohor të qartë për t’u bashkuar me NATO-n, ambasadori i saj në Mbretërinë e Bashkuar Vadym Prystaiko tha për BBC-në se ishte e gatshme të ishte fleksibël për të shmangur luftën përpara se të sqaronte se angazhimi për anëtarësim ishte ende pjesë e kushtetutës së Ukrainës.

SHBA dhe aleatët e tjerë të NATO-s e kanë bërë të qartë se nuk kanë plane për të dërguar trupa luftarake në Ukrainë, por në vend të kësaj po ofrojnë mbështetje.

Forcat ushtarake të Ukrainës dhe Rusisë

Pentagoni ka vënë në gatishmëri 8,500 trupa të gatshme luftarake dhe ka dislokuar 3,000 ushtarë shtesë në Gjermani, Rumani dhe Poloni. Aleatët e tjerë të NATO-s kanë përforcuar mbështetjen e tyre në krahun lindor të aleancës.

Biden ka kërcenuar Rusinë se do të marrë masa të rënda nëse pushton Ukrainëm. Goditja përfundimtare ekonomike do të ishte shkëputja e sistemit bankar të Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i pagesave Swift. Kjo është parë gjithmonë si mjeti i fundit dhe ekziston shqetësimi se mund të ndikojë keq në ekonomitë e SHBA-së dhe Europës.

Një tjetër kërcënim kyç është parandalimi i gazsjellësit rus Nord Stream 2 në Gjermani dhe miratimi për këtë aktualisht  vendoset nga rregullatori gjerman i energjisë. Presidenti Biden ka paralajmëruar gjithashtu se do të vendoste sanksione personale ndaj Vladimir Putin.

Po një marrëveshje?

Një marrëveshje e mundshme do të duhej të përfshinte si luftën në Ukrainën lindore, ashtu edhe çështjen më të gjerë të sigurisë. Një armëpushim i përkohshëm është vendosur, por bisedimet që përfshijnë Rusinë, Ukrainën, Francën dhe Gjermaninë për ringjalljen e marrëveshjeve të paqes të Minskut të 2014 dhe 2015 deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë një rrugëdalje.

Ukraina është thellësisht e pakënaqur për kushtet e marrëveshjeve, të cilat thekson se i kanë dhënë më shumë përparësi Rusisë dhe sepataritëve se vetë Ukrainës. Një factor kyç se deri ku mund të arrijë Perëndimi për një marrëveshje më të gjerë sigurie mund të jetë e përfshitë në një dokument që  SHBA-ja dhe NATO i kanë dërguar Moskës.

Në të, SHBA thotë se mund të jetë e gatshme të fillojë bisedimet për kufizimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme, si dhe të nisë negociatat për një traktat të ri Start për raketat ndërkontinentale.


Shtuar 16.02.2022 10:35