Një aeroplan izraelit El Al ka bërë ulje emergjente në Selanik për shkak të sjelljes së dhunshme të një pasagjeri.
Siç raporton Jerusalem Post, në një deklaratë, linja ajrore kombëtare e Izraelit tha se fluturimi LY2522 nga Praga në Izrael u detyrua të bënte një ulje emergjente në Greqi, pasi pasagjeri i dhunshëm u zbrit nga fluturimi në bashkëpunim me policinë lokale.
“El Al ka një politikë zero tolerance ndaj dhunës dhe ne do të vazhdojmë të garantojmë sigurinë e pasagjerëve tanë”, shtohet në deklaratën e kompanisë.