Në kulmin e një prej konflikteve me një numër të madh të viktimave, ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se janë vetëm gjashtë ambulanca të mbetura në funksion.
“Ne jemi ende duke luftuar për të operuar disa shërbime thelbësore, duke përfshirë njësitë e kujdesit intensiv dhe çerdhet,” thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.
Tre muaj bombardime izraelite dhe një rrethim i ashpër në Gaza kanë bërë që spitalet në të gjithë territorin palestinez të përballen me mungesë të furnizimeve thelbësore mjekësore. Numri i njerëzve që kërkojnë strehim dhe trajtim është rritur, duke vënë nën presion të madh autoritetet shëndetësorë për tíu përgjigjur nevojave.