Nga Hamish McRae “The Independent”
Do të jetë një Luftë e Re e Ftohtë, dhe jo një përsëritje e Luftës së Ftohtë të periudhës 1945-1990. Parë nga këtu në Uashington, marrëdhënia midis presidentëve Joe Biden dhe Xi Jinping – që u takuan në Bali përpara samitit të G20 – është modeli më i mirë për marrëdhëniet midis ekonomisë së parë dhe të dytë në botë për dekadën e ardhshme, por edhe për më tej.
Në fushat me interes të ndërsjellë, si lufta ndaj krizës së klimës, ata do të bashkëpunojnë. Në fusha të tjera do të konkurrojnë. Që të dy e pranojnë se ekonomia botërore po ndahet në dy zona ndikimi, dhe pikërisht aty do të zhvillohet beteja për dominim.
Por kjo betejë do të ndalet përpara se të degradojë në një lufte ekonomike në përmasat e asaj që po ndodh tani nga SHBA-ja kundër Rusisë. Secili po vë në rrezik shumë gjëra. Për njerëzit që e besuan konceptin, deri disa vite më parë shumë popullor, se kufijtë kombëtarë do të zbehen dhe se bota do të drejtohet nga elitat politike dhe të biznesit – globalizimi ekstrem – kjo është një gozhdë më shumë në “arkivolin” e globalizmit, albeu.com.
E mbani mend idenë e “njeriut të Davosit”, e ilustruar nga takimet pompoze që zhvilloheshin çdo vit në vendpushimin zviceran të skive? Ai u mbyll për shkak të pandemisë, por u ringjall në një formë më të reduktuar në samitin e majit të këtij viti.
Edhe përpara se pushtimi rus i Ukrainës t’i jepte fund çdo koncepti të ngurtë se globalizimi mund të vazhdonte zgjerimin si më parë, ishte e qartë se ai ishte në tërheqje. Lufta tregtare e Donald Trump kundër Kinës, ishte një hap i madh në këtë drejtim.
Më pas erdhi pandemia, që e ndërpreu tregtinë globale dhe i detyroi kompanitë të përpiqen t’i bëjnë më të fuqishëm zinxhirët e tyre të furnizimit. Rusia u bë e një vend i papërshtatshëm për investimet e huaja. Shumë kompani të mëdha po përpiqeshin të mbyllnin degët e bizneseve të tyre atje, dhe duhej të përballeshin me faktin se investimet e tyre ishin gati të pavlera.
Më pas, siç e kemi parë në një mënyrë brutale ditët e fundit, rënia drastike e vlerës së kriptomonedhave, ka treguar qartazi kufijtë e globalizimit. Atëherë, çfarë pritet të ndodhë më tej? Frika se ekonomive në zhvillim, mund t’u duhet të zgjedhin midis SHBA-së dhe Kinës, u rrit shumë nga lëvizja muajin e kaluar nga administrata Biden për të kufizuar qasjen e Kinës tek gjysmëpërçuesit e teknologjisë së lartë, së bashku me paralajmërimet e mëvonshme për kufizime të mëtejshme.
Kina mund ta ndërtojë vetë atë ekspertizë, por kjo do të marrë kohë. Nëse SHBA-ja mund të vazhdojë të ecë përpara, Kina do të luajë gjithmonë “si macja me miun”, siç bëri Rusia gjatë Luftës së Ftohtë, kur nuk kishte qasje në teknologjinë kompjuterike amerikane, albeu.com.
Ditët e fundit ka pasur dy sinjale të rëndësishme nga SHBA-ja në lidhje me politikën e saj ekonomike ndaj Kinës. Njëri ishte një fjalim i Sekretares së Thesarit Janet Yellen të premten e kaluar, në të cilën ajo tha se SHBA-ja nuk po synon të “paralizojë ekonominë e Kinës dhe as të pengojë zhvillimin e saj”.
Tjetri ishte takimi Biden-Xi, që është realisht i rëndësishëm. U takon analistëve politikë të interpretojnë se çfarë domethënie ka ky takim për çështje të tilla si bashkëpunimi kundër ndryshimeve klimatike dhe ajo e Tajvanit, por nga pikëpamja ekonomike ajo që ka rëndësi është shkalla në të cilën do të mbetet e paprekur marrëdhënia aktualisht e ngushtë në fushën tregtare midis dy vendeve.
SHBA-j mund të mos dëshirojë ta ndalë zhvillimin ekonomik të Kinës, por do të bëjë çmos që të pengojë qasjen aktual relativisht të hapur të Kinës ndaj teknologjisë amerikane. Një korporatë e madhe amerikane, mund të përballet me një dilemë.
Sepse Kina është jo vetëm një treg i madh, për shembull i dyti më i madhi për Tesla-n, por ajo është plotësisht i integruar në zinxhirët e furnizimit të SHBA-së. Rreth 90 për qind e produkteve të Apple prodhohen në Kinë. Dhe në pikëpamjen kozmopolite të “njeriut të Davosit”, kjo është diçka e mirë.
E përse ta lëmë politikën që të pengojë biznesin? Por nëse prodhimi i mallrave në Kinë nënkupton transferimin e teknologjisë së nivelit të lartë nga SHBA, atëherë gjërat nuk do të jenë aspak në rregull. Në rast se do të ndodhte e paimagjinueshmja, dhe Kina do të pushtonte Tajvanin, ndoshta tregtia nuk do të ndalej brenda natës.
Por vendi do të izolohej nga çdo lloj investim i mëtejshëm nga kompanitë amerikane. Tashmë kompania Apple ka filluar të prodhojë telefonët e saj iPhone në Indi, edhe pse transferimi i kapaciteteve do të zgjasë shumë vite. Zgjedhjet e mesit të mandatit, i kanë dhënë administratës së presidentit amerikan Joe Biden një vetëbesim të ri dhe për sa i përket Kinës, një autoritet të ri, albeu.com.
Pekini ka tashmë përballë një president amerikan, të cilit me gjithë vështirësitë që po has, i është dhënë më shumë mbështetje nga votuesit sesa mund ta priste. Kina ka 2 vjet kohë për të rindërtuar një marrëdhënie të mirë pune – siç kishin 2 presidentët aktualë në rolet e tyre të mëparshme – gjë që do të ndalonte përfshirjen e tyre në një Luftë të Ftohtë.
Nëse ndodh kjo e fundit do të ketë një kosto të madhe ekonomike. Vizioni i globalizimit gjithnjë e më të madh të ekonomisë botërore ka vdekur. Rivaliteti midis tyre do të rritet. Por ai ka më pak gjasa të jetë shkatërrues tani, sesa mund të kishte qenë deri disa ditë më parë. Dhe ky është një lajm i mirë për pjesën tjetër të botës.
/albeu.com