Deputeti demokrat i Kalifornisë, Mark Takano i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden të tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA.
“Joe, të dua dhe të respektoj. Por aksionet janë shumë të larta për të dështuar. Është koha për t’ia kaluar stafetën Kamala Harris, “tha ai në një deklaratë të postuar të shtunën në X, shkruan CNN.
Më shumë se 30 demokratë të Kongresit tani po i bëjnë thirrje Biden të tërhiqet.
Aludimi i Takano-s për zv.presidenten Harris, vjen pasi ajo shfaqet si opsioni më i mundshëm për të zëvendësuar Biden nëse ai tërhiqet, sipas shumë demokratëve.
Ndërkaq Joe Biden ka bërë thirrje për bashkim të partisë për ta mposhtur atë që e quajti “vizioni i errët” që përfaqëson kundërshtari i tij politik, ish-Presidentit Donald Trump.
Komentet e Biden vijnë përballë trysnisë së demokratëve në nivelet më të larta, që po kërkojnë nga ai të largohet nga gara presidenciale dhe të hapë rrugë për emërimin e një kandidati të ri.