“Shqiptarët donin ta vrisnin sepse u kishte para borxh”, zbardhen përgjimet pas ekzekutimit të biznesmenit në Ekuador

Anëtarët e mafias shqiptare kishin dashur të vrisnin biznesmenin Ruben Cherres, i cili u gjet i vdekur më 31 mars 2023, dhe që njihej si bashkëpunëtor i grupit kriminal të shqiptarëve që merreshin me trafikun e drogës në shtetin e Amerikës Latine.

Kështu thuhet në një artikull nga “El Universo”, e cila ka publikuar edhe një pjesë të dosjes “Encuentro”.

Në dosjen e bërë publike nga Prokuroria, në një bisedë përmenden synimet për të vrarë Cherres, pai ai u kishte para borxh shqiptarëve.

Transkripti korrespondon me një bisedë mes disa personave në një shtëpi, e cila është regjistruar. Bashkëbiseduesit nuk identifikohen me emrat dhe mbiemrat e tyre, por me pseudinimet VM (zëri i një personi mashkull) dhe VF (zëri i një personi femër).

Fragmenti  në të cilin përmendet se shqiptarët donin të vrisnin Charres:

VM3: …shqiptaret duan ta vrasin se ka marre nje faturë, i them, a je i sigurt se nuk ka arritur të paguajë disa milionë dollarë dhe duan ta vrasin…

Në një tjetër transkript thuhet se Cherres ishte partneri i një shqiptari.

VM3: Kumbar, shiko seriozisht se çfarë mund të bëhet

VM1: Pana, nuk do të përfshihem.

VM3: Nuk po them përfshihuni, por le të flasim me dikë

VM1: Jo, jo…ti e njeh Tonny-n apo jo

VM3: Cilin?

VM1: Pana Shqiptari

VM3: Jo

VM1: Ai është partner i Cherres

Sipas Prokurorisë, Rubén Cherres dhe Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso, ishin drejtuesit e një organizate kriminale që përfitoi në mënyrë të paligjshme ekonomike nga tre institucione publike: Korporata Kombëtare e Energjisë Elektrike (CNEL), Shërbimi Doganor (Senae) dhe BanEkuador. Procesi gjyqësor ndaj strukturës së dyshuar kriminale ka nisur në muajt e fundit të vitit 2023.

Më 25 mars 2024, Ministria Publike, e drejtuar nga Prokurorja e Përgjithshme Diana Salazar, bëri publike një pjesë të dosjes së çështjes Encuentro.

Informacioni i zbuluar deri më tani përmban biseda që i atribuohen Rubén Cherres dhe njerëzve të tjerë, si dhe transkriptet e bisedave të regjistruara në një pronë.

Lidhur me hetimin e vrasjes së Cherres, më 2 shkurt të këtij viti një gjyqtar nga Santa Elena thirri në gjyq të dyshuarit José Z. dhe Álex M., të cilët u arrestuan më 13 korrik 2023 gjatë një operacioni të Policisë Kombëtare.


Shtuar 27.03.2024 18:56