Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë dy marrëveshje të reja për fushën e kulturës, ekonomisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot dy marrëveshje në fushën e kulturës, ekonomisë dhe inovacionit. Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nënshkroi dy marrëveshjet e bashkëpunimit mes dy vendeve së bashku me homologen franceze dhe në prani të ambasadorëve. Këto marrëveshje u firmosën në kuadër të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Paris, ku pjesë e delegacionit shqiptar ishte dhe Gonxhja.

Gjatë njëkonference të përbashkët me Ramë, presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të ketë një Këshill mes Francës dhe Shqipërisë për inovacionin. Macron tha se marrëveshja ndërqeveritare do të nënshkruhet për menaxhimin e turizmit të qëndrueshëmsi dhe ujit.


Shtuar 12.04.2024 16:22