Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në selinë e linjës ajrore turke, TUSAS në Ankara ndërsa raportet thonë se ka pasur edhe të shtëna në zonë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Shkaku i shpërthimit dhe të shtënat që pasuan janë ende të paqarta, ndërsa disa media raportojnë se ishte një sulm vetëvrasës.
Një shpërthim u raportua jashtë selisë së një kompanie ajrore pranë Ankarasë, në një incident që autoritetet e cilësuan si një sulm terrorist.
Shërbimet e urgjencës janë dërguar në vendngjarje, raporton bbc.
Ministri i Punëve të Brendshme të vendit, Ali Yerlikaya, ka deklaruar se “fatkeqësisht kemi viktima dhe të lënduar”.
Imazhet e para të shfaqura nga kanali televiziv NTV treguan një shtëllungë të madhe tymi jashtë hyrjes së Industrive Hapësinore Ajrore Turke (TAI), e vendosur rreth 40 km jashtë kryeqytetit.
Sipas mediave lokale, janë dëgjuar të shtëna. Ata thanë se shpërthimi ndodhi gjatë një ndërrimi të turnit dhe stafi duhej të drejtohej në strehimore.
Në vendngjarje janë nisur ekipet mjekësore dhe zjarrfikëse.
TAI është një lojtar kyç në industrinë turke të hapësirës ajrore, duke projektuar, zhvilluar dhe prodhuar aeroplanë të ndryshëm për përdorim komercial dhe ushtarak.
Shpërthimi ndodhi në një kohë kur një panair i madh për industrinë e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore po mbahej këtë javë në Stamboll.