Të paktën 9 persona kanë ndërruar jetë e rreth 29 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një shpërthimi të ndodhur ditën e sotme jashtë stadiumit në Pakistanin jugperëndimor.
Shpërthimi ndodhi përpara stadiumit në Quetta, kryeqytetin e provincës jugperëndimore të Baluchistanit.
Deri më tani, policia vendase nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi ngjarjen ndërsa mediat ndërkombëtare kanë shpërndarë video të çasteve kur të plagosurit transportohen me furgonë policisë dhe automjete private drejt spitalit.
Në kohën kur ndodhi dhe shpërthimi, turma njerëzish ishin mbledhur nga një tubim i organizuar nga Partia Kombëtare e Balochisanit, një parti nacionaliste e udhëhequr nga Sardar Akhtar Mental, ish-kryeministri i provincës.
Kjo zonë e Pakistanit e pasur me minerale, prej shumë kohësh është vatër dhune ku forcat e sigurisë përballen me një kryengritje me intensitet të ulët.