Shpërthen vullkani në malin Etna, lava po zbret drejt jugut! Çfarë do të ndodhë me fluturimet?

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim vullkanik në shpatin jugor të Bocca Nuova, në malin Etna, Sicili, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi për hapjen e një vrime efuzive në krahun jugor të Bocca Nuova.

Ndërkohë, vëzhgimet në terren janë duke u zhvilluar nga INGV , ndërsa aktualisht rrjedha e lavës po lëviz drejt jugut.

Nuk janë raportuar ndryshime të rëndësishme sizmike. Burimi i dridhjeve vullkanike ndodhet në një lartësi prej 2,800 metrash. Aeroporti i Katanias është aktualisht funksional, por mbetet në fuqi një alarm fluturimi i nivelit portokalli.


Shtuar 10.08.2025 17:58