Shkundet ishulli i Kretës, goditet nga tërmeti prej 5.2 ballësh

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos. Sipas mediave greke, lëkundjet u regjistruan në një thellësi të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km në lindje-verilindje të ishullit Gavdos.

Tërmeti ndodhi 71 kilometra në jug të Rethymnos duke krijuar shqetësim tek banorët. Intensiteti i tërmetit ka qenë i fortë dhe sipas informacioneve nga ishulli i Kretës është ndjerë shumë edhe në qytetin e Iraklios. Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në materiale.


Shtuar 28.08.2024 19:37

Tags: ,