Ndryshimi i klimës transformoi thellësisht peizazhin e Alpeve Zvicerane dhe krijoi më shumë se 1 mijë liqene të reja si shkak i shkrirjes së akullnajave.
Ky ka qenë zbulimi i ri, i cili tregoi se si rezultat i një inventari të ri të liqeneve akullnajore zvicerane tregoi se “që nga fundi i Epokës së Vogël të Akullnajave, rreth vitit 1850, rreth 1200 liqene të reja u shfaqën në ish-zonat akullnajore në Alpet Zvicerane”.
Sipas studimit të Instituti Federal Zviceran të Shkencave dhe Teknologjive të Ujit, Universitetit të Cyrihut dhe Zyrës Federale për Mjedisin, rreth 1 mijë nga këto liqene ekzistojnë edhe sot.
Ashtu si në pjesën tjetër të Alpeve, akullnajat në Zvicër po shkrihen. Gjatë vitit të kaluar, ato humbën 2% të masës së tyre, sipas një raporti vjetor nga Akademia Zvicerane e Shkencave.
Edhe nëse përmbushet Marrëveshja e Parisit dhe rritja e temperaturës është e kufizuar në 2ºC, shkrirja pritet të prekë dy të tretat e akullnajave në Alpe, sipas një studimi të Shkollës prestigjioze Politike të Politikenikut të Cyrihut.
Midis 2006 dhe 2016, formimi i liqeneve të reja akullnajore u përshpejtua ndjeshëm, thonë studiuesit. Është “një provë e qartë e ndryshimit të klimës në Alpe”, ata siguruan për këtë periudhë në të cilën u shfaqën 18 liqene të rinj çdo vit dhe zonat ujore u zgjeruan çdo vit me më shumë se 400 m².
Studimi mbi liqenet akullnajore është bërë nga të dhënat e regjistruara nga mesi i shekullit të 19-të.
“Kur akullnajat filluan të shkriheshin, kjo zgjoi kuriozitetin e natyralistëve në atë kohë,” shpjegon Nico Mölg, një studiues postdoktoral.
Autorët e raportit ishin në gjendje të përdorin hartat Dufour të bëra midis 1840 dhe 1870, fotografi ajrore të bëra në 1946 dhe të dhëna nga Swisstopo, Byroja Federale e Topografisë. Përveç ndryshimit të klimës, ky raport është i dobishëm kur bëhet fjalë për sigurinë.
Për secilin nga 1,200 liqenet, shkencëtarët dokumentuan vendndodhjen, lartësinë, dimensionet, si dhe evolucionin e shtrirjes së liqenit dhe derdhjet e mundshme të ujit dhe tokës.
“Në një fazë tjetër, këto të dhëna do të përdoren për të llogaritur individualisht rreziqet e mundshme të secilit liqen, për shembull, rrezikun e zbrazjes së papritur të një liqeni në rast se prishet një nga pjesët që e formojnë atë,” thuhet në deklaratë.