Numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas ka kaluar shifrën e 50 mijë viktimave. Izraeli ka vazhduar të sulmojë objektivat e militantëve dhe ka nisur inkursione tokësore në Gaza.
Të shtunën vonë, kabineti i Izraelit miratoi një propozim për krijimin e një drejtorie të re me detyrë për të avancuar “largimin vullnetar” të palestinezëve në përputhje me propozimin e Presidentit të SHBA Donald Trump për të shpopulluar Gazën dhe për ta rindërtuar atë për të tjerët.
Palestinezët thonë se nuk duan të largohen nga atdheu i tyre dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se plani mund të çojë në dëbim në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se trupi i ri do t’i nënshtrohet ligjit izraelit dhe ndërkombëtar dhe do të koordinojë “kalimin nga toka, deti dhe ajri për në vendet e destinacionit”.