Një grindje mes shqiptarëve në Kos të Greqisë, ka përfunduar me plagosjen e të dy personave. Ende nuk janë zbardhur arsyet e sherrit mes tyre.
Mirëpo, i pari e ka sulmuar këtë të fundit me shtizë e goditur nga pushka e detit, duke i shkaktuar lëndime të lehta, ndërsa 35-vjeçari ka goditur kundërshtarin në kokë, duke e plagosur më rëndë.
Të dy u dërguan në spitalin e ishullit, ku 42-vjeçari qëndroi për mjekim dhe do të ekzaminohet nga një mjek.
Shqiptarët e përfshirë janë arrestuar nga Policia e Sigurimit, e cila ndaj të dyve ka ngritur kallëzim për lëndim të rrezikshëm trupor, ndërsa ka konfiskuar edhe pushkën e detit më shtizë të gjetur në vendin e sherrit.