Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi të gatshëm në çdo moment dhe se duhet forcuar mbrojtja ajrore për të përballuar kërcënimet e Rusisë.
“NATO duhet të forcojë menjëherë mburojën që mbron qiellin. Rreziku është real, dhe ne duhet të jemi të gatshëm.”-tha ai.
Rutte bëri thirrje për shtim masiv të kapaciteteve ushtarake, duke përfshirë mijëra automjete të blinduara, tanke dhe miliona predha artilerie, shkruan Skynews.
Gjithashtu, një tjetër pikë kyçe në fjalimin e tij është dyfishimi i aftësive të mbështetjes logjistike dhe mjekësore, për të siguruar që forcat e NATO-s të jenë të përgatitura për operacione të gjera dhe të zgjatura nëse nevoja do ta kërkonte.