Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke folur në Bruksel, dënon presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për kthimin e luftës në Evropë.
Ajo njofton se një paketë sanksionesh “masive” do të propozohen më vonë në përpjekje për të dobësuar bazën ekonomike të Rusisë dhe kapacitetin e saj për t’u modernizuar. /albeu.com