Karotat organike të tregtuara në dyqanet ushqimore në të gjithë SHBA-në, janë tërhequr pas një shpërthimi të E. coli që ka vrarë një person.
Deri më tani, 15 persona janë në spital dhe 39 raste janë raportuar në 18 shtete, tha Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Tërheqja mbulon karotat e shitura nga Grimmëay Farms tek emrat e mëdhenj të supermarketeve.
Zyrtarët thonë se produktet e prekura ka të ngjarë të mos jenë më në dyqan, por mund të jenë ende në shtëpi dhe duhet të hidhen ose të kthehen në dyqane për një rimbursim
Shumica e personave të infektuar jetojnë në Nju Jork, Minesota dhe Uashington, të ndjekur nga Kalifornia dhe Oregon.
Përveç heqjes së çdo produkti të tërhequr, CDC shtoi se njerëzit duhet të pastrojnë dhe dezinfektojnë çdo sipërfaqe që mund të kenë prekur.
Simptomat e O121 E. coli, përfshijnë ngërçe të rënda në stomak, diarre dhe të vjella dhe zakonisht fillojnë tre deri në katër ditë pas gëlltitjes së baktereve.
Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por disa mund të kenë probleme serioze me veshkat dhe duhet të shtrohen në spital, shtoi CDC.
Rastet e E. coli të lidhura me karotat vijnë pas një tejtër shpërthimi të profolit të lartë në SHBA, lidhur me qepët e copëtuara në disa hamburgera të McDonald’s Quarter Pounder. Kjo bëri që 104 persona të sëmuren.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha më parë se një person vdiq në tetor dhe 34 njerëz ishin pranuar në spital, në lidhje me atë shpërthim.