Kreu i administratës ushtarake të Odesas ka deklaruar se tre persona, përfshirë një fëmijë janë vranë si pasojë e një sulmi rus, në jug të Ukrainës.
“Pas sulmit të armikut të nisur gjatë natës, ne fatkeqësisht vajtojmë tre të vdekur, përfshirë një fëmijë”, shkroi Lisak në Telegram. Ai shtoi se sulmi rus goditi pallatet, ndërsa dhjetë persona u plagosën dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Të lidhura
None found
Mediat shkruajnë se Odessa, një qytet i madh port ukrainas në Deti i Zi përmes së cilës kalojnë shumica e eksporteve ukrainase, shpesh është në shënjestër të Rusisë.
Nga ana ruse, guvernatori i rajonit të Krasnodarit, Benjamin Kondratyev, foli për sulme masive me dronë, të cilat Ukraina i ka nisur që nga dje, duke shkaktuar të paktën tetë persona të plagosur dhe dëmtim të ndërtesave dhe shtëpive të banimit.
