Tre avionë ushtarak rus kanë shkelur sot hapësirën ajrore të Estonisë. Talini zyrtar tha se tre avionët luftarakë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje dhe qëndruan rreth 12 minuta.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe NATO e cila e ka cilësuar si veprim të pamatur.
NATO thekson më tej se menjëherë interceptuan avionët rusë ndërsa shton se veprimi i Rusisë ishte i pamatur.
“Sot, disa avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë. NATO reagoi menjëherë dhe interceptoi avionët rus.
Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur të Rusisë dhe aftësisë së Aleatëve për t’u përgjigjur.”-tha zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart.