Rusia bllokon aksesin në Facebook

Rregullatori rus i medias ka bllokuar aksesin në Facebook në vend.

Ky veprim do ta bëjë më të vështirë për qytetarët rusë qasjen në burime të jashtme informacioni dhe lajmesh rreth konfliktit në Ukrainë. 

Rusia kishte vendosur tashmë kufizime të reja të ashpra për gazetarët në vend, me dënime deri në 15 vjet burg për ata që publikojnë “lajme të rreme” për luftën.


Shtuar 4.03.2022 19:20