Një stuhi e fuqishme ka goditur së fundmi SHBA-të, duke lënë pas 17 viktima dhe qindra mijëra të tjerë pa energji elektrike.
Sipas BBC, mësohet se viktima janë shënuar në zonat si: Nju Jork, Tenesi, Luiziana, Masaçusets, Kansas, Pensilvani dhe Teksas.
Sakaq, mësohet se më shumë se 1000 fluturime se janë anuluar dhe shkollat dhe rrugët në të gjithë vendin janë mbyllur.
Sipas parashikuesve të motit, bora pritet të pakësohet gjatë së hënës, por megjithatë pjesët qendrore dhe lindore të SHBA-së do të jenë shumë të ftohta.
