Rrëzohet avioni plot me pasagjerë, vdesin dy të rinj në Britani

Dy 20-vjeçarë kanë humbur jetën pasi aeroplani më të cilin po udhëtonin u rrëzua në një fushë në qarkun North Yorkshire të Britanisë së Madhe

Departamenti i Policisë në North Yorkshire deklaroi se “Ne u thirrëm në një incident që përfshinte një avion të lehtë në një vend rural në Thorganby, Selby rreth orës 9:50 të mëngjesit”.

Duke theksuar se aktualisht janë duke punuar me Degën e Hetimit të Aksidenteve Ajrore për të nisur hetimin e plotë të rrethanave, deklarata shton se nuk raportohet për të lënduar të tjerë.


Shtuar 28.07.2024 21:34